Përurohet shtatorja e Kolonel Ahmet Krasniqit

Sot në qytetin e Vushtrrisë është bërë zbulimi i shtatores së ish-ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqit.

Të pranishëm për të zbuluar këtë shtatore ishin kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni e shumë përfaqësues të institucioneve të vendit.

Sot shënohet edhe 22 vjetori i vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit.

Krasniqi ishte ministri i parë i Mbrojtjes së Kosovës, si dhe personalitet i veçantë qe renditet në plejadën e patriotëve që nuk kursyen as jetën për lirinë e vendit.

Poashtu sot në Vushtrri inaugurohet edhe sheshi, që do të mbajë emrin e Ahmet Krasniqit.