Arrestohet grabitësi i xhamive dhe dyqaneve ushqimore në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person i cili dyshohej për disa vjedhje në Rahovec.

Sipas Policisë, i dyshuari u kap, në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me disa raste të vjedhjeve të rënda, të ndodhura kryesisht në objekte fetare (xhami) dhe dyqane ushqimore.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.