Vjedhje e rëndë në një shkollë në Klinë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në objektin e shkollës fillore “Avni Zhabota” në fshatin Shtupel të Klinës mëngjesin e djeshëm,

Siç mëson gazeta, aty është vjedhur një pompë uji në vlerë prej 350 eurosh.

Ende nuk ka të arrestuar për këtë rast, teksa ai po hetohet.