Vuçiq: Nuk janë në pyetje zgjedhjet por poshtërimi i serbëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se më e rëndësishmja është mbrojtja e serbëve të Kosovës dhe gjetja e zgjidhjes për zgjedhjet e 3 prillit. Ai deklaroi në televizionin e afërt me pushtetin serb “TV Pink”, se nuk është fjala vetëm për votim në zgjedhjet e 3 prillit në Kosovë, por se qëllimi ka qenë poshtërimi i serbëve dhe privimi nga të drejtat e tyre, por edhe të zvogëlohet numrin e votave për të.

“Kjo arsye e dytë nuk është e rëndësishme, por e para është shqetësuese sepse bota është e gatshme të heshtë për jokonstruktivitetin dhe synimin e Albin Kurtit për të shkaktuar destabilitet në rajon. E jona është të mos biem në zjarr. Më e lehtë është të pranojmë të gjitha arsyet e tyre, por çfarë do të bëjmë një ditë më vonë. Ne kemi pranuar dhe i kemi gëlltitur shumë kompromise, por nuk kemi dashur të themi se qeveria serbe po i dërgon kërkesë qeverisë së Kosovës sepse me këtë do t’i njihnim dhe këtë ata e dinë”, ka pretenduar Vuçiq.

Sipas fjalëve të tij, ai “dëshiron të ruajë paqen dhe stabilitetin për të gjithë qytetarët”.

“Ne duam paqe dhe stabilitet dhe të mendojmë se çfarë pasojash do të ketë vendimi një ditë më vonë. Unë jam gjithmonë këtu për serbët nga Kosova, nuk është këtu problemi, por ndonjëherë është vështirë të qëndrosh gjakftohtë. Është obligim të ndihmosh njerëzit por nuk është e lehte te dëgjosh provokimet dhe ultimatumet. Nëse disa njerëz nuk kanë përgjegjësi të mjaftueshme dhe nuk e kuptojnë pozicionin e Serbisë ata gjithmonë mund te votojnë për gjoja me te guximshmit. Njerëzit mund te zgjedhin te tjerët qe janë për luftë. Serbët nga Kosova janë fer dhe thonë që besojnë në mua dhe se unë jam i vetmi që punoj për ta, gjë që nuk është e vërtetë sepse shumë prej nesh jemi me ta. Detyrimi ynë është t’i ndihmojmë këta njerëz. Serbia kurrë nuk do të jetë e vogël dhe e dobët aq sa të mos e konsiderojë shumë të fuqishme dhe shumë e madhe. Kjo shihet nga shkrimet dhe retorika mediatike e rajonit”, ka pretenduar ai.

Duke folur për takimin me ambasadorët e shteteve të Kuintit, Vuçiqit ka thënë se ata i kishin thënë se kanë bërë maksimumin por nuk kanë arritur ta bindin “Kurtin e madh”.

“Nuk kam nevojë t’i bëjmë lajka popullit tonë duke rrëfyer atë që u thashë. Duhet të gjejmë zgjidhje por të mos rrezikojmë jetën e serbëve. Për ne është më e rëndësishme të shpëtojmë popullin tonë dhe do të bëjmë të pamundurën për të gjetur një zgjidhje. Në të ardhmen do të jetë e vështirë t’i ndalojmë serbët të largohen nga institucionet”, ka thënë Vuçiq.