Një burrë nga Përçeva e Klinës njofton zhdukjen e gruas me dy vajzat!

Në fshatin Përçevë të Klinës, një burrë ka raportuar se që nga 02.03.2024 nuk di asgjë për vendndodhjen e gruas dhe dy vajzave të tij.

Raportuesi ka deklaruar se gruaja dhe dy vajzat në datën e cekur kishin shkuar tek familjarët në Tiranë, dhe që nga atëherë nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.