“Pro amerikan, por antishqiptar”

Qëndrim Gashi, nga komuna e Suharekës, njëherit edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan për ngjarjet e fundit që kanë kapluar vendin tonë. Shkrimi i tij anon më shumë nga politika e ditëve të sotme. Ja shkrimi i tij:

Pro-amerikan por anti-shqiptar,
Po përballemi me situatën më të tmerrshme, të ndodhur ndonjëherë.
Kjo situatë ndeshet me dy fatëkeqësi.
Njëri si problem global, pra COVID 19, e tjetri problem i vetshkaktuar, pra rënia e qeverisë në këtë gjendje.
Tek ky i fundit, duke e proklamuar proamerikanizmin, por Amerika nuk është kundër nesh.
E ju para se të jeni proamerikan është mirë të bëheni proshqiptar.
Shpesh disa nga politikanët tanë i barazoj me kundërshtarët tanë të kahmotshëm, por jo vetëm.
Nuk mund ta mohoj se atë që nuk e arritën serbët ta fitonin me luftë, e humbëm ne vet në paqe.
Por plani i dikujt ka stagnuar dhe nuk u përfundua, andaj po provohet të bëhet PLAN ose PLLAN për ta përfunduar atë.
Edhe këtë do të arrinë por, sot çdokush e dinë se kush është kush.
Pse gjithë kjo ngutesë?