Esat Raci në fokus zhvillimin e kulturës dhe të sportit në Klinë

Kandidati për kryetar të Klinës nga PDK, Esat Raci po vazhdon shpalosjen e progamit qeverisës në faqen e tij zyrtare Facebook.

Ai sot artikull të veçantë i ka kushtuar kulturës, sportit dhe të rinjve.

Një nga pikat kyçe, ku si synim ka zhvillimin dhe promovimin e këtyre fushave.

Ky është postimi i Racit:

Bashkë me të rinjtë, si pjesë e vendim marrjes, do të angazhohemi në zhvillimin dhe promovimin e sportit, artit dhe kulturës. Kultura dhe Sporti luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e shëndetit, mirëqenies, ndërtimit të kombit dhe kohezionit social.