MINISTRIA E SHËNDETËSISË, TENDER 4.4-MILIONËSH PËR INSULINA TË SHTRENJTA

Miliona euro edhe më tutje vazhdon të shpenzojë Ministria e Shëndetësisë (MSH) për furnizim me insulina të shtrenjta (analoge).

Në shtetet e rajonit, por edhe ato të Bashkimit Evropian (BE) nëpër listat e tyre esenciale përdorin insulina humane, të cilat kanë çmim gati pesëfish më të lirë sesa insulinat, të cilat në vazhdimësi i blen Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë një hulumtimi të gjatë, që ka realizuar gazeta “Zëri”, është gjetur se për shkak të monopolit me furnizim me këtë produkt çmimet që MSH-ja i ka paguar për këtë lloj të insulinave janë dukshëm më të larta sesa është çmimi i tyre nëpër shtete të rajonit, por edhe më larg..