Elezaj viziton Qendrën për Punë Sociale në Klinë

Sot kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin administrativ, Binak Syla dhe me drejtorin e shëndetësisë, Hekuran Sejda, kanë qëndruar në Qendrën për Punë Sociale, ku u prit nga drejtori i këtij instuconi, Ilir Bacaj . Këtë e ka bërë të ditur vetë Bacaj.

Potim polot

Kryetari Elezaj, vazhdon më përkushtim të thellë t’i mbështesë në forma të ndryshme, Institucionet komunale, në mënyrë që shërbimet që ofrohen për qytetarë të jenë sa më efikase.
Edhe sot, gjatë vizitës së Kryetarit Elezaj me bashkëpunëtorë, në Qendrën Për Punë Sociale, u diskutua për punët dhe angazhimet gjatë vitit qe po e lemë pas, si dhe për sfidat më të cilat ballafaqohet ky Institucion gjatë ofrimit të shërbimeve për familjet në nevojë sociale.
Kryetari Elezaj u zotua se do angazhohet maksimalisht që në vitin 2020 të krijohen mundësi më të mira për punë, në mënyrë që shërbimet e ofruara nga ky Institucion të jenë sa më kualitative.
Kujtojmë se, Qendra Për Punë Sociale, është Institucion publik i mbrojtjes sociale që ofron shërbime sociale dhe familjare dhe ndihmë financiare/materiale për rastet në nevojë sociale.
Koncepti i përkujdesjes sociale konsiston në atë që banorëve të komunës t’iu ofrojë përkujdesje dhe mirëqenie sociale, këshillime gjithëpërfshirëse dhe efikase, përmes caktimit të ekspertëve profesional, të cilët për rastet në nevojë sociale do të jenë të domosdoshëm në sistemin e përkujdesjes sociale dhe të mirëqenies sociale dhe njëherësh pikë referuese për specialistët konsultant në përkujdesjen dhe mirëqenien sociale.
Përkujdesja dhe mirëqenia sociale në QPS sigurohet dhe zbatohet nga zyrtarët e shërbimeve sociale, të cilët kanë kualifikimin adekuat (Jurist, pedagog,sociolog etj), si dhe janë të licencuar për ofrim të shërbimeve sociale.
QPS, për ta realizuar funksionin e përkujdesjes dhe mirëqenies sociale të banorëve, është organizuar në shërbimet si vijon:
Shërbimi Social, shërbim ky profesional që vepron në kuadër të të QPS-së, që luan rolin e Organit të Kujdestarisë, si dhe Shërbimi i Asistencës Sociale, i cili është përgjegjës për administrimin dhe funksionimin e Skemës së Ndihmave Sociale, skemë të cilën e financon Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Mbesim më shpresë se gjatë vitit 2020, të rritet mirëqenia e familjeve në vendin tonë, si dhe të ketë sa më pak probleme ekonomike e sociale në familjet tona!
#KryetariTëGjithëve