Labinot Tahiri në Klinë, në ndihmë të Yvesës që vuan nga leukemia

Yvesa Salihaj është diagnostifikuar me leukemi, asaj i duhet një shumë e caktuar të hollash për t’u shëruar jashtë vendit.

Këngëtari dhe humanisti, Labinot Tahiri – Labi, ka qëndruar sot në qytetin e Klinës, derisa ka mobilizuar qytetarët për të kontribuar për Yvesen.

Labi ka folur për Klinë Info ku ka thënë se sot kemi dalë për Yvesen, pasi që po e shpëtojmë jetën e një vajze.
“Besoj që njerëzit do të informohen përmes jush. Sot do të jem deri në orën 18:00 në mbrëmje. Vajzës i duhen 105 mijë euro, deri në 80 mijë euro janë mbledhur. Do t’i shkojë kësaj pune deri në fund”, ka thënë ndër të tjera ai.
Për më shumë ndiqeni videon: