Dalin pagat e dhjetorit

Zëvendësministri në detyrë i Financave i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Fatmir Gashi ka deklaruar se janë ekzekutuar pagat e muajit dhjetor për të gjitha organizatat buxhetore.

Fatmir Gashi në emër të Qeverisë Haradinaj në detyrë, ka uruar festat e fundvitit për të punonjësit për një vit të mbarë e të suksesshëm.

“Ju konfirmojë se kemi ekzekutuar sot pagat për mbi 80 mijë punonjës të të gjitha organizatave buxhetore të sektorit shtetëror. Kjo me rastin e festave të fundit. Në emër të Qeverisë Haradinaj, ju urojmë më të mirat për vitin 2020. Mjetet janë derdhur në llogari dhe mund të tërhiqen”-tha për ‘RADIO 1’ numri dy i Financave në Qeverinë e vendit.
Ndryshe, Fatmir Gashi nga radhët e AAK-së, prej dje i bie të ketë marrë përgjegjësitë e ushtrimit të detyrës së ministrit, me ç’rast kolegu i tij, ministri Bedri Hamza dha dorëheqjen nga kjo pozitë me rastin e betimit si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së.

SHARE