KVF “Dukagjini” përfundon turnirin humanitar për ta ndihmuar Zymrije Dakën

Ka përfunduar turniri humanitar i organizuar për ti ndihmuar znj. Zyrmije Daka.

Zymrije Daka po vuan nga një sëmundje e rëndë dhe KVF “Dukagjini”, në Klinë ka mbajtur një turnir humanitar që të grumbullojë të holla.

KVF “Dukagjini”, përmes një postimi në FB shkruan:

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve e veçanarisht policisë se rajonit në Klinë.

Faleminderit mijra herë për kontributin e dhënë, mjetet e mbledhura i janë dërguar në gjirollogari zonjës në nevojë.

I urojmë suksese në shërim e i dëshirojmë shëndet.

Gjithmonë falendërues KVF “Dukagjini” ♥️?