Morena ndryshon dukjen, zor se do ta njihni

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, është mjaft e pëlqyer nga publiku dhe tashmë numëron fansa gjithandej.
Bukuroshja është tejet aktive edhe e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa ndan me fansat postime dhe video të llojllojshme.

Së fundmi, 25-vjeçarja ka bërë një ndryshim në dukje, të cilin vendosi ta ndajë me publikun në llogarinë e saj personale, Instagram.

Ajo është kthyer sërish në bjonde dhe duket se ky stil i flokëve i shkon mjaft shumë asaj.

“Bjonde apo brune”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos, teksa mori komplimente të shumta nga admiruesit e saj.

E njëjta po vazhdon të jetë tejet aktive edhe në muzikë, projekti i fundit i së cilës u prit mjaft mirë nga publiku dhe “Swag” tanimë ka grumbulluar mbi një milion klikime në platformën YouTube. /Telegrafi