Ndërprerja e furnizimit me ujë për këto fshatra:

Komuna e Klinës njofton qytetarët, se për shkak të një defekti në gypin kryesor transportues të pompave të Jarinës, është bërë ndërprerja e furnizimit me ujë për këto fshatra: Dollc, Dresnik, Klinavc, Pogragjë, Jashanicë, Dush, Gjurgjuvik i madh, Ujmir, Siqevë, Shtupel, Kërrnicë dhe Gjurgjuvik i vogël.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në sanimin e defektit, ndërsa nesër pritet të rifillojë furnizimi i rregullt me ujë për të gjitha këto fshatra.