RRAHJE MASIVE NË NJË AUTOLARJE NË PEJË, VIKTIMA BËHET PËR SPITAL

Një rrahje masive raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së premtes në një autolarje në Pejë, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas Policisë së Kosovës, dy persona pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar pasi që me datën e lartcekur së bashku me një të dyshuar tjetër mashkull k-shqiptar pas një mosmarrëveshje në një autolarje kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull k-shqiptar të cilit i kishin  shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Viktima fillimisht ishte dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës ku më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia ka bërë të ditur se njëri prej personave të dyshuar pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ndërsa i dyshuari i dytë ende gjendet në arrati.

“Viktima pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Pejë është transferuar në QKUK-së për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë ende gjendet në arrati”, ka bërë të ditur policia. /Insajderi.com