Gjendet një mjet shpërthyes në Kijevë

Një burrë nga fshati Kijevë i Malishevës ka njoftuar Policinë e Kosovës se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.Mjeti është gjetur më 06.05.2024 në 19:10h, derisa ankuesi ishte duke punuar tokën e tij.Njësiti policor pas pranimit të informatës ka dal dhe ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

Ndërsa, njësia e deminimit më pas ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bërë deminimin e mjetit të dyshuar.