Qeveria miraton pagën minimale, 250 euro neto

Qeveria e Kosovës sot në mbledhje ka miratuar Projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto apo 264 euro bruto.

Kështu u vendos në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu u vendos për heqjen tatimit për 250 euro pagë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se pavarësisht sa është lartësia e pagës, për pjesën e 250 eurove nuk do të ketë tatim në pagë.

Ndërkaq, ministri Financave, Hekuran Murati tha se nevojitet të ndryshohen ligjet që ndërlidhen me pagën minimale.