Nuk respektohen masat anti-COVID, tollovi në pazar të Pejës

Në mëngjesin e sotëm tollovi në një pazar në komunën e Pejës, në këtë pazar shihet se nuk respektohet distanca dhe asnjë rregull kundër pandemisë,

Këtë e ka bërë të ditur Gazmir Raci, aktivist i shoqërisë civile,

Ai përmes një postimi në facebook ka ironizuar duke shkruar, dilni n ‘pazar se Virusi Covid-19 po flenë prej orës 05:00.

Postimi i plotë i tij:

Dilni n’pazar se Virusi Covid19 po flen prej ores 05:00

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit, që kanë hyrë në fuqi që nga mbrëmë dhe që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve në Prishtinë dhe në nëntë komuna të tjera nga ora 19:00 deri në orën 05:00.