Të dielën KF Dukagjini mirëpret Dritën e Gjilanit

Në kuadër Albi mall superliga | java 13 do të zhvillohet ndeshja e radhës e KF Dukagjini.

Klubi klinas të dielën e mirëpret skuadrën e Dritës nga Gjilani.

Loja luhet nga ora 13:00 në stadiumin “18 Qershori”.

Tifozët e KF Dukagjinit “Hithat”, kanë bërë thirrje për mbështetjen e klubit të tyre të zemrës.