Përleshje fizike mes katër personave në Klinë

Një përleshje fizike ka ndodhur mes disa personave në Klinë, mbrëmjen e së martës.

Klina.info mëson se katër persona para objektit të Komunës, janë kacafytur njëri me tjetrin, derisa ka intervenuar edhe Policia Kosovës.
Të dyshuarit janë arrestuar, të njëjtit janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt./Klina info/