Aksion i madh kundër fajdeve në Prishtinë, Podujevë e Vushtrri

Njësia e Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj sot është duke zhvilluar një aksion kundër fajdeve. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka dhënë detaje për Express.

Ai tha se aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Podujevë dhe Vushtrri.

“Mundem me ua konfirmu që janë duke u kryer disa bastisje në Prishtinë, Podujevë dhe Vushtrri. Për momentin ende është duke vazhdu bastistja. Në momentin që përfundojnë do t’iu njoftojmë”, tha ai.

Jashari u pyet edhe nëse ka të arrestuar, mirëpo refuzoi të tregojë