Lëndohet një person në vendin e punës në Pejë, dërgohet për trajtim në spital

Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët.

Kështu ndodhi dje në Pejë rreth orës 12:50,

Policia ka njoftuar se viktima ka rënë nga shkallët e një objekti në ndërtim e sipër, pasi i njëjti kishte shkuar për ta vizituar atë.

Si pasojë e këtyre lëndimeve të rënda që ka pësuar, viktima është dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

Rasti në Policinë e Kosovës është hapur si “asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.