Punë e rëndë në Ortopedi – Jashanica: Infermierët po largohen, kryejmë 15 operacione në ditë

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, në QKUK Gani Jashanica se nuk kanë mungesë të mjekëve. Edhe pse falë konkursit të fundit janë angazhuar edhe shtatë infermierë, ai tha se po e kanë problem largimin e tyre për shkak të punës së rëndë në këtë Klinikë, siç e quan ai.

Jashanica sqaron pacientët që trajtojnë në shumicë e rasteve janë të palëvizshëm e kërkojnë kujdes të vazhdueshëm. Infermierët tha ai ose po kërkojnë punë më të lehtë brenda Klinikës ose largohet tërësish.

“Mungesë të mjekëve nuk ka, ka pasur mungesë të motrave, mirëpo fal konkursit të fundit jemi përkrahur me shtatë infermier të reja, e cila sa do kudo do ta zbusë situatën dhe kemi ikje shumë të madhe të stafit të mesëm tek në për arsye se puna në Ortopedi është punë e rëndë dhe trajtohet një nga punët me të rënda në QKUK, për arsye se pacientët tanë janë të pa lëvizshëm dhe kërkojnë tretman të përhershëm, jo diagnostit, jo operativ, jo post operativ”.

Kështu që infermierët detyrohen të largohen, për shkak punës së madhe largohen, ose kërkojnë punë ma të lehët brenda Klinikës ose largohen”.

Jashanica pohoni se brenda një ditë arrijnë që të kryejnë 15operacione, e trajtojnë deri në 100 pacientë në emergjencë, kurse deri në 250 pacientë në ambulanta specialistike, raporton EO.

“Në Ortopedi është një numër mjaftë i madh, në ambulantat specialistike trajtohen diku 150 deri 200 pacientë, kurse në emergjencë përafërsisht 100 pacient çdo ditë. Kurse në sallat operative përafërsisht 10 deri 15 operacione kryhen brenda ditës”. 

Kushtet e punës ai i quan solide, por që pret të dalin në objekt të ri që siç, thotë do të jetë gati shpejt. Edhe për barnat thotë se e kanë gjetur mënyrë që të tejkalojnë mungesat.

“Kushtet mund të them që janë solide për arsye se kemi filluar me salla te reja edhe përkundër problemeve që kanë dalë me klimatizim e me nxmeje. Mirëpo falë menaxhmentit të ri këto probleme janë larguar dhe mendojmë që brenda dy muajve të kalojmë tërësisht në Klinikën e re dhe atje ti kemi kushte optimale për punë. Ndërsa sa i përket barnave ka pjesërisht barna, kemi raste kur kemi mungesë të barnave mirëpo kemi gjetur mënyrën se si t’i tejkalojmë këto