Nis seanca për vrasjen e trefisht në Gllogjan, i akuzuari i drejtohet gruas: Nuk du me mi mërzitë djemt, ose rri në shtëpi!

Kreshnik, Halil e Kastriot Mehmetaj kanë dalur sot para gjykatës, për vrasjen e trefishtë në Gllogjan që ndodhi në nëntor të vitit 2021.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Kreshnik e Kastriot Mehmetaj kishin planifikuar vrasjen dhe kishin ndarë detyrat, për mënyrën dhe kohën e kryerjes së vrasjes.

Para nisjes së seancës, i akuzuari Halil Mehmetaj duke parë gjendjen emocionale të gruas së tij, ka kërkuar nga bashkëshortja që mos të qajë në seancë.

“Nuk du me mi mërzitë djemt, ose rri në shtëpi”, i është drejtuar Halil Mehmetaj bashkëshortes së tij.

Në këtë seancë priten të shfaqen prova materiale e personale nga prokuroria lidhur me rastin.

Në këtë rast tragjik kishin mbetur të vrarë, shoferi i autobusit Gani Gjokah dhe dy nxënës që ndodheshin në autobus, Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj.