Policia e Kosovës largon rreth 50 kamera ilegale në fshatrat serbe të Gjilanit, dyshohet se janë kontrolluar nga Beogradi

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë në Gjilan ka larguar kamerat ilegale në komunat me shumicë serbe në Komunën e Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Valon Osmani.

Po në bashkëpunim me prokurorinë i kemi larguar. Ne e kemi zbatuar urdhërin”, tha ai për Front Online.