Nesër protesta për 30% e tërheqjes nga Trusti, deputeti i PDK-së ka një thirrje për qytetarët dhe Qeverinë

Nesër do të protestohet para Qeverisë dhe Kuvendit nga iniciativa qytetare për lejimin e tërheqjes së 30% të parave nga Trusti.

Bekim Haxhiu deputet i PDK-së ka thënë se qytetarët duhet të dalin të protestojnë masovikisht duke thënë se e drejta për lejimin e parave nga Trusti është legjitime dhe është kërkesë e mbi 22 mijë qytetarëve që kanë nënshkruar peticionin.

Ai ka akuzuar edhe Qeverinë me arsyetimin se nuk po e dëgjon zërin qytetarë.

Thirrja e plotë:

Protesto për të realizuar të drejtën tënde me ligj.
Protesto për tërheqjen e 30% të Trustit dhe për reformën pensionale.
Këta pushtetarë kur ishin në opozitë thoshin se, qytetarët duhet të pyten për çdo gjë.
Sot kur janë në pushtet prolongojnë kërkesën ligjore të qytetarëve që e riproceduan për Projektligjin pë Trustin, me 21 398 nënshkrime të mbledhura për 8 ditë.