PDK do ta votojë Projektligjin për Rimëkëmbje

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka kaluar në komisionin për Buxhet dhe Transfere.

Ky Projektligj ka kaluar me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashin për ta pyetur nëse partia e tij do ta votojnë këtë projektligj.

“Po, meqë kërkesat tona që kemi pasur si subjekt politik janë pranuar nga qeveria, ne do ta mbështesim ligjin, meqë edhe ashtu ne kemi pasur këto kushte për ta votuar”, ka thënë Gashi për Gazetën Sinjali.

Ndryshe, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.