Pronari i “Prima Pizza” në Pejë në intensivë, pësoi plagë të rënda si pasojë e kontaktit me rrymën

Familja Kolgjeraj nga Peja po përjeton një rast të rëndë. Kryefamiljari i tyre, pronari i “Prima Pizza”, Lleshi, i njohur si mjeshtri i picave, ndodhet në gjendje kritike në Spitalin Rajonal të Pejës. Ai pësoi plagë të rënda për shkak të kontaktit me rrymën,

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se Llesh Kolgjeraj, u pranua në këtë qendër në orët e mbrëmjes të së enjtes dhe gjendja e tij shëndetësore ishte mjaft e rëndë.

Sinjali mëson se për shkak të lëndimeve të rënda, Kolgjeraj, po vazhdon të trajtohet në kujdesin intensiv në Spitalin e Pejës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Besnik Ibraj, drejtor mjekësor i spitalit.

“Pacienti ka ardhur në gjendje të rëndë. Për rreth një orë e kemi reanimuar dhe kemi arritur t’ia kthejmë ritmin. Pra pas një maratone të reanimimit kardiopulmonar. E kemi referu në repartin intensiv ku ndodhet i intubuar”, tha Ibraj.