​Kërcënohet me vdekje se e ndërroi fenë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për një rast kërcënimi me vdekje që i ka ndodhur një qytetari në Prishtinë.

Në raportin e Policisë thuhet se ankuesi, shqiptar i Kosovës ka raportuar se është kanosur me vdekje ai dhe familjarët e tij nga persona të panjohur.

Sipas ankuesit, arsyeja e kanosjes është konvertimi i tij në tjetër fe (religjion). Rasti është duke u hetuar.