Klinë restoranti luksoz i ushqimeve të detit “Fisch House”

Klina, Dukagjini dhe Kosova ka tani një adresë të re për ushqime fantastike të detit. Në qendër të Klinës dje është bërë hapja e restorantit luksoz “Fisch House”.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i pranishëm në hapjen e këtij restoranti.

Pronari i “Fisch House”, Petrit Foniqi ka njoftuar se në restorantin e tij do të servohen të gjitha specialitet e peshkut të cilat janë të freskta dhe mjaft cilësore.

Njëri nga kuzhinierët e “Fisch House” do të jetë edhe mjeshtri i ushqimeve të detit që ishte pjesë e restorant “Velës” në Prishtinë.

Restoranti ndodhet në qendër të Klinës pranë bustit të “Mujë Krasniqit”.

Për më shumë informata mund të klikoni KËTU, ndërsa për rezervime mund të kontaktoni në 044 89 89 89