Zyra e Prokurorit të specializuar s’e komenton bastisjen në banesën e ish këshilltarit të Thaçit

Nga mëngjesi e ditës së sotme Dhoma e Specializuara të Gjykatës Speciale, ka urdhëruar aksion për bastisjen e banesës së ish këshilltarit të ish presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj.

Për këtë aksion bastisje “IndeksOnline”, ka kontaktuar zëdhënësin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, i cili ka thënë se nuk i komentojnë hetimin mbi të. “Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton mbi hetimet e veta”, është shprehur Bennett.