Albin Kurti i vendosur: S’do të ketë shtyrje të afatit për targat!

Albin Kurti ka thënë edhe një herë se nuk do të ketë më shtyrje të afatit për targat. Kryeministri e ka thënë vendosmërinë e tij për këtë vendim pas Samitit të Ballkanit Përëndimor që po mbahet në Prishtinë.

“Ne e kemi bërë një shtyerje të afatit me 21 korrik. Data e fundit që e kemi shtyrë është 31 tetori dhe nuk do të ketë më shtyerje. Të gjithë qytetarë e Republikës së Kosovës të cilët kanë automjete me targa të stërvjetruara, të ngjashme nga koha e Millosheviqit, do të mund t’i konvertojnë në targa legale dhe legjitime. Nga kjo procedurë ata do të përfitojnë financiarisht nga lehtësimet tatimore” ka thënë Kurti.