Kryetari i Klinës Elezaj, uron festën e Fitër Bajramit

Kryetari i komunës së Klinës Zenun Elezaj, me rastin e fillimit të Festës së Fitër Bajramit ka uruar besimtarët islam të komunës së Klinës dhe në mbarë globin.

Urimin, kreu i komunës, e ka ndarë në faqen zyrtare të tij në rrjetin social facebook.

URIME FESTA E FITËR BAJRAMIT!

Të nderuar qytetarë të besimit Islam,

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të agjërimit, sakrificës, durimit e solidarizimit me të tjerët, besimtarët myslimanë, sot festojmë Fitër Bajramin.
Përveç kësaj, këtë vit si asnjëherë më parë, ka qenë e domosdoshme vetëpërmbajtja dhe disiplina në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.

Në emrin tim dhe të komunës së Klinës, duke ju dëshiruar agjërim të pranuar ua uroj festën e Fitër Bajramit, të gjithë qytetarëve të komunës së Klinës!