​Pa namaz e vizita familjare, myslimanët festojnë Fitër-Bajramin

Myslimanët e Kosovës, por edhe të mbarë globit sot festojnë Fitër Bajramin, festë kjo që vjen pas agjërimit njëmujor të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Mirëpo siç është bërë e ditur edhe më parë për shkak të Pandemisë COVID-19, kësaj radhe nuk do te falet namazi i Bajramit në xhamitë e Kosovës.

Në kohën e Fitër – Bajramit, ora 05:40 myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i drejtohet opinionit drejtpërdrejt (në kohë reale) me Mesazhin e Bajramit, por se nuk do të ketë organizim të faljes së Fitër- Bajramit.

Po ashtu për shkak të pandemisë, Myftiu Tërnava ka anuluar edhe pritjen tradicionale të Fitër- Bajramit .

Kryesia e Bashkërisë Islame të Kosovës, por edhe liderët politikë, kanë ftuar besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë që t’u përmbahet udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për t’u mbrojtur nga pandemia, duke anuluar edhe vizitat familjare.