87% e zviceranëve shkojnë me shumë kënaqësi në punë

Pjesa më e madhe e zviceranëve kënaqen të shkojnë në punë. Në një studim nga konsulentët EY, 87% thanë se ishin të kënaqur ose shumë të kënaqur me punën e tyre

Megjithëse shifra nuk ka ndryshuar, që nga viti i kaluar, ndryshimet midis sektorëve vazhdojnë. Për shembull, në industrinë e ndërtimit dhe në inxhinierinë mekanike kënaqësia është rritur ndieshëm.

Në sektorët bankarë dhe të sigurimeve, nga ana tjetër, ajo ka rënë, megjithëse kjo deklaratë u bazua në një numër relativisht të vogël të të anketuarve, tha EY të hënën, janë intervistuar gjithsej 1.501 persona.

Në përputhje me nivelin e lartë të kënaqësisë, vetëm nën një të katërtën e të anketuarve thanë se ata “me shumë gjasë” ose “me shumë mundësi” do të ndryshonin vendet e punës brenda vitit të ardhshëm. Kjo shifër bie ndieshëm me moshën në rritje: në mesin e moshave 16 – 24 vjeç ajo është 37%, ndërsa në moshën mbi 55 është 14%.

Rreth gjysma e të të anketuarve besojnë se janë të pajisur mirë për tregun e punës të së ardhmes. Në po të njëjtën kohë, gati gjysma besojnë se punët e së ardhmes do të jenë më tërheqëse.

Për më tepër, shfaqen boshllëqe të qarta midis brezave dhe gjinive.

Të rinjtë me diploma universitare që jetojnë në qytete janë shumë të sigurt për të ardhmen e tyre dhe janë të bindur se njerëzit nuk mund të zëvendësohen me makina, shkruan albinfo.ch.