Rama ia përmbush kërkesën Kurtit për takim – ia nënshkruan 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se sot në mëngjes janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë.

Rama ka thënë se mbetet me shpresë se pas kësaj do të ketë takim me kryeministrin Kurti.

“Me firmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, ka shkruar Rama në Twitter.