Kurti mban sot konferencë për media

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti pritet të mbajë një konferencë për media.

Këtë e ka bërë të ditur vet Kurti, pas Samitit të parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, saktësisht për diskriminimin ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Pas përfundimit të panelit pjesë e të cilit ishte, kreu i ekzekutivit nuk është ndalur për t’u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me situatën aktuale në vend.

“Sot do të mbaj konferencë për medie”, ka thënë ai duke mos dhënë detaje të tjera./kp