Kurti: Pagat në Kosovë do të rriten, po ashtu punësimi 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Kosova mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Do të jemi përherë të bashkërenduar me BE-në, SHBA-në dhe NATO-n”, u shpreh Kurti.

Kryeministri Kurti ka folur edhe për gjendjen ekonomike, kur më herët partitë opozitare e kanë kritikuar.

Sot janë bërë 11 muaj prej kur është votuar Qeveria jonë. Besoj se gjatë këtyre muajve kemi shënuar rezultate të mira në ekonomi. BQK-ja ka thënë se rritja në Kosovë është 9.9 për qind. Pagat në Kosovë duhet të rriten dhe do të rriten. Pagat e ndjekin rritjen e produktivitetit. Ato mund ta ndjekin afër rritjen vetëm kur kemi papunësi të ulët. Theksi i Qeverisë sonë është te rritja e punësimit para se të jetë te rritja e pagës”, u shpreh Kurti.

Në kuadër të kësaj rritjeje, Kurti thotë se ka kontribuar edhe qytetari i Kosovës.