Këta janë emrat e 14 të dyshuarve për fajde që u kapën sot në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës në koordinim me Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion kundër fajdes, që ka rezultuar me 15 të arrestuar. Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar për identitetin e të dyshuarve që u prangosën gjatë aksionit të drejtorisë kundër krimit të organizuar, në rajonin e Pejës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se njëri nga të dyshuarit është arrestuar bashkë me djalin e tij, i cili dyshohet për armëmbajtje pa leje, që më pas është liruar, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari që u kap bashkë me djalin e tij është Driton Podrimçaku.

Emrat e 14 të arrestuarve për fajde:

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me këtë aksion. 

Konferenca e paraparë do të mbahet nga ora 15:00, në objektin e Prokurorisë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.