58 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje të rëndë

Aktualisht, 58 pacientë të infektuar me COVID-19, po trajtohen në Spitalin e Pejës. 42 pacientë raportohet të jenë në oksigjenoterapi, ndërsa 2 të tjerë në respirator (CPAP).

Siç njoftojnë nga spitalin, 10 nga këta pacientë të infektuar me virusin korona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“5 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. 58 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 42 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në Respirator (CPAP)”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 237 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. /