Ditë e zezë për Italinë, konfirmohen afër 11 mijë raste të reja me koronavirus

Në Itali po vijon rritja e infeksioneve me COVID-19, ndërsa shifrat tashmë kanë arritur në nivele rekord.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u kryen mbi 160 mijë testime prej të cilëve 10,925 rezultuan pozitivë, nga 10,010 që ishin një ditë më parë.

Gjithashtu u regjistruan edhe 47 viktima në 24 orët e fundit, duke e çuar në 36 mijë e 474 numrin e të vdekurve që nga fillimi i pandemisë.