Rruga në Klinë qe 20 vite e paasfaltuar

Ani pse investimet më të mëdha të pasluftës janë bërë në infrastrukturën rrugore, ka ende shumë rrugë që janë të pa asfaltuara në Kosovë.
Edhe banorët e rrugës “Zekë Ibrahimi” në Tikvesh të Klinës, ka 20 vite që po kërkojnë afaltimin e rrugës.

Ata në adresë të Klina.info kanë dërguar imazhe ku shihet se në çfarë gjendje janë, derisa kanë thënë se kërkesa e tyre ka hasur në vesh të shurdhër, pasi që asnjëra nga qeverisjet komunale nuk e kanë marrë parasysh këtë.