KQZ njofton sa vendvotime janë rinumëruar deri më tani

KQZ ka njoftuar se është duke vazhduar rinumërimi i  vendvotimeve për të cilat ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Të njejtët kanë lajmëruar se deri sot në ora 16:00 janë rinumëruar 60 vendvotime nga 314 për cilat ka vendosur KQZ-ja.

“Me qëllim të rritjes së transparencës, pas rinumërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë në kohë sa më të shpejt formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe të kandidatëve.  Pas përmbylljes së çdo rinumërimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me publikimin e formularëve të subjekteve politike dhe të kandidatëve”, thuhet në njoftim.