Suspendohet zyrtari policor kufitar, shkak postimi për formimin e “stukturave paramilitare”

Një zyrtar policor në Drejtorinë e Policisë Kufitare është suspenduar mbrëmë me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës,

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se zyrtari policor kufitar që është suspenduar është Gani Çeku, i cili më parë ka qenë pjesë e Policisë së Trafikut në Gjakovë.

Çeku është suspenduar si pasojë e një postimi që ka bërë gjatë ditës së djeshme në llogarinë e tij në Facebook.

Në postimin e siguruar nga Sinjali që i kushtoi me suspendim, Çeku ka shkruar “Fort po me shkon mendja me i formu disa struktura paramilitare Shipëtare?! – A KA VULLNETARË!”.