Giresse pritet të jetë trajner i Kosovës, çfarë statistika ka ai me PSG-në?

Alain Giresse raportohet se do të jetë Trajner i ri i Kosovës.

Giresse e kishte drejtuar për një kohë edhe PSG-në.

Në sezonin 1998/99, Giresse ishte trajner i PSG-së në 12 ndeshje. pesë humbje, katër fitore dhe tre barazime ishte bilanci i tij në drejtimin e gjigantit francez.

Në karrierën e tij, ai ka drejtuar vetëm një përfaqësuese evropiane.

Nga 2004 deri në vitin 2005, francezi ishte selektor i Gjeorgjisë.

69 vjeçari gjatë karrierës së tij ka drejtuar shumë kombëtare afrikane.