Vdes një person në Suharekë pasi u godit nga rimorkio

Një person ka ndërruar jetë në Suharekë pasi ka kërcyer nga traktori nga i cili fillimisht ka humbur kontrollin, njofton Klan Kosova.

Policia e Kosovës raporton se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar traktorin, humb kontrollin e traktorit, kërcen nga ai dhe goditet nga rimorkio.

Si pasojë i njëjti pëson lëndime të rënda trupore, ku me pas vdesë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.