Dy persona rrahin mjekun në Ferizaj, policia i ndalon

I.O., dhe N.O., kanë sulmuar mjekun S.F në Spitalin Regjional në Ferizaj- Qendra Emergjente, shkruan Indeksonline.

Ata janë ndaluar nga Policia në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë sulmuar personin zyrtar- mjekun  S.F., në vendin e tij të punës, me ç’rast të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

“Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor do të vendosë mbi masën e sigurisë së të pandehurit, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në njoftim./