Lirim Jakupi dënohet me 27 vjet burgim

Ish-ushtari i UÇK-së dhe UÇPMB-së, Lirim Jakupi është dënuar me 27 vjet burgim të hënën për vrasjen e B.V. në Gjilan në muajin shtator të vitit 2021.

Aktgjykimi është shpallur të hënën nga një trup gjykues në Gjykatën Themelore në Gjilan,

I akuzuari tjetër Afrim Ismajloviq është dënuar me 24 vjet burgim dhe Faton Osmani me 15 vjet burgim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, të ngritur më 30 shtator 2022, Jakupi dhe Ismajloviq akuzohen se më 12 shtator 2021, pas një përgatitje paraprake, me dashje dhe në bashkëveprim, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin B.V., nga Gjilani dhe kanë vënë në rrezik me dashje jetën e disa personave tjerë që kanë qenë në kafene.

Kurse, Faton Osmani ngarkohej për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.