Sadik Halitjaha dëshmon në rastin e ish-udhëheqësve të UÇK-së

Ish-eprori i UÇK-së, Sadik Halitjaha, është dëshmitari i 36-të i cili do të dëshmojë në rastin e ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Nëndega e Organizatës së Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Mushtisht, kishte njoftuar më 7 nëntor se ish-eprori i UÇK-së, Halitjaha, është marrë nga Specialja.

Halitjaha është ish-zëvendëskomandant i Zonës Operative të Pashtrikut.

Halitjaha ishe ftuar nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara të Kosovës edhe në tetor të vitit të kaluar.

Më 19 tetor 2022, Halitjaha në llogarinë e tij në Facebook, kishte shkruar lidhur me Gjykatën Speciale, duke deklaruar se “më mirë një fund i një të keqe, sesa një e keqe pa fund!”.