Pamje/Në prani në policëve, një person sulmon me thikë qytetarët në qendër të Gjakovës

Një person ka sulmuar sonte me thikë qytetarët e policët në qendër të qytetit të Gjakovës, e i cili më pas është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Përmes një videoje mund të shihni personin teksa sulmonte qytetarët në Gjakovë, e aty shihen edhe policët.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Gjurkaj, i cili tha se aktualisht personi është në stacionin policor.

“Policia ka marrë informatë nga qytetarët për një person me një shkop dhe thikë, i është përgjigjur vendit të ngjarjes, kanë arrestuar qytetarin dhe i njëjti është në stacionin policor”, tha ai.

Ai tha se nuk ka informata për të lënduar dhe po ashtu nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.